Gerrardi e dëshiron Suarezin në Aston Villë

29 maj 2022 | 17:27

Luiz Suarez do të largohet nga Atletico Madrid gjatë kësaj merkatoje si lojtarë i lirë, teksa në drejtim të tij nuk mungojnë edhe ofertat, kryesisht nga MLS.

Për ish-sulmuesin e Barcelonës e ardhmja mund të jetë në Premier League, të paktën sipas asaj që raportojnë mediet britanike, ku skuadra e Aston Villës ka shfaqur interes për shërbimet e tij.

Klubi anglez ka nisur kontaktet e para, pasi bëhet fjalë për një sulmues me shumë peshë dhe pse tani në perëndimin e karrierës, por për objektivat e Aston Villas mund të luaj një rol deçiziv.

Natyrisht ai cili mund të ndikojë drejtpërdrejtë në këtë lëvizje është pikërisht Gerrard, që kërkon në skuadër ish shokun e ekipit në kohën kur së bashku me Suarez luanin për Liverpoolin.

Në ishull, sulmuesi nga Uruguai zhvilloi 133 ndeshje në total në të gjitha kompeticionet dhe realizoi 82 gola me “The Reds”.

35-vjeçari e mbylli sezonin me 13 gola në 45 ndeshjet me “madrilenët”, ndërsa ia doli që me Atleticon të triumfonte në La Liga në sezonin 2020-2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore e Ferizajt ka paraqitur kërkesë për paraburgim ndaj…