Gërvalla: ‘Ballkani i Hapur’ dhe Asociacioni, procese të dëmshme

02 nëntor 2021 | 13:06

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla , ka raportuar të martën në Komisionin për Integrime Evropiane

Gërvalla ka deklaruar se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe nuk do të zbatohet.

Sipas saj, asociacioni dhe “Ballkani i Hapur” janë dy tema të dëmshme për vendin.

Më tutje, ajo ka shtuar se asociacioni e krijon një Bosnje të dytë në Kosovë, duke shtuar se vendi nuk a ka luksin të zbatojë një marrëveshje të dëmshme.

“Asociacioni e krijon një Bosnje të dytë në Kosovë. Nuk duam të paralizohemi si Bosnja. Nuk e kemi luksin t’i zbatojmë marrëveshjet që janë të dëmshme”, ka deklaruar Gërvalla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Halloween e ka zënë Kejvina Kthellën në Milan, por jo…