Gërvalla: Komentet tona për draft-statutin e Asociacionit mbeten aktuale

16 janar 2024 | 12:06

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se kryeministri Albin Kurti në samitin e vitit të kaluar ishte ofruar t’i nënshkruante tri dokumentet në kuadër të dialogun me Serbinë, ku përfshihej edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Ajo ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) nuk ka qenë  në gjendje ta sjell Serbinë në tavolinë për nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve.

Në këtë kontekst, Gërvalla, ka thënë se komentet e Kosovës për draft-statutin e Asociacionit mbeten valide.

“Sa i përket draftit që na është dorëzuar në shtator dhe për të cilin kryeministri në tetor ka thënë se nëse kryeshtetasit evropianë që kanë qenë në samitin evropian atë ditë, pas shprehjes së një urgjence nga ana e tyre. Meqenëse është kaq urgjente të trajtohet çështja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë kryeministri ka ofruar aty për aty, duke lënë mënjanë shqetësimet dhe komentet që kemi paraqitur me shkrim ndaj draftit, të ulen palët dhe të nënshkruajnë t’i tri dokumentet. Marrëveshjen e 27 shkurtit, aneksin e marsit dhe draftin”.

“Në këto rrethana Kosova do të ishte e gatshme duke iu përgjigjur urgjencës së partnerëve për të implementuar dhe për të pranuar të tri dokumentet e nënshkruara nga dy palët. BE-ja atë natë s’ka qenë në gjendje të sjell Serbinë dhe nënshkrimet e Serbisë në tavolinë. Prandaj komentet tona për draft-in mbeten aktuale sepse ai shans që e patëm atë natë nuk arriti të realizohet. Unë e shoh që ka pasur një shans unik, mirëpo pritjet që Serbia do të jetë konstruktive në dialog nuk u vërtetuan atë natë. BE-ja duhet të mendoj mirë se cila është rrugë në të ardhmen, si do veprojë jo vetëm me marrëveshjet Kosovë-Serbi, por cila është perspektiva e vitit 2024, do të vazhdojë BE-ja me ledhatimin e Serbisë dhe injorimin e rrezikut, apo do të ketë një ndryshim në qasje”, ka thënë Gërvalla në një konferencë të përbashkët për medie me homologun nga Shqipëria, Igli Hasani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…