Gërvalla merr pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së

22 maj 2023 | 13:16

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë sot (e hënë) në takimin e 27 ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së.

Takimi pritet të mbahet në Bruksel. “Takimi i nivelit të lartë mbahet në margjinat e mbledhjes së Këshillit për Politikë të Jashtme të BE-së, që kryesohet nga përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, ndërsa pritet të diskutohet bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në fushat e politikës së jashtme dhe të sigurisë, posaçërisht në kontekstin e agresionit rus në Ukrainë. Në ftesën për zëvendëskryeministren Gërvalla, përfaqësuesi Borrell ka theksuar se për BE-në, Ballkani Perëndimorë është partneri më i afërt, me të cilin ndajnë lidhje të fuqishme politike, ekonomike, të sigurisë dhe gjeografike, dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen”, është thënë në njoftim.

Po ashtu është bërë me dije se në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së dhe homologëve nga vendet e Ballkanit Perëndimorë, pritet të diskutohen edhe zhvillimet e fundit në rajon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City ka fituar titullin e nëntë në histori të…