Gërvalla nesër në Maqedoni të Veriut, takohet me Pendarovskin, Zaevin dhe Xhaferin

29 korrik 2021 | 23:05

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, nesër do të jetë në vizitë zyrtare në Shkup.

Ambasada e Kosovës në Shkup me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Gërvalla nesër do të zhvilloj vizitën e parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Ajo do të pritet nga krerët institucional si presidenti Stevi Pendarovski, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi dhe Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

Temë kryesore e takimeve do të jetë avancimi i raporteve miqësore dypalëshe në rrafshin politik, ekonomik, atë të mbrojtjes si dhe në fusha tjera të interesit të përbashkët.

Ministrja, gjithashtu do të ketë agjendë të ngjeshur me aktivitete tjera me institucione lokale dhe aktivitete tjera kulturore, transmeton Klankosova.tv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka folur për arrestimet që…