“Kemi me ju arrestu edhe më shumë”, Muhaxheri thotë se po kërcënohen zyrtarët e tij

29 korrik 22:59

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka folur për arrestimet që janë bërë në Komunën e Pejës, për të cilat thotë se ka humbur siguria juridike për zyrtarët e shërbyesit civil.

Muhaxheri në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se edhe zyrtarët e tjerë të komunës kanë filluar të kërcënohen se do të arrestohen nga Prokuroria.

“Unë asnjëherë s’jom mundu me interferu në punën e organeve të drejtësisë, por me këtë spektakël të organizuar në këtë mënyrë, që i ngjan spektakleve të Prokurorisë të viteve 90-ta, me shku me armë automatike edhe me arresty një gru në komunë, edhe me i thanë krejt televizoneve ‘ejanise po dojnë me kry këtë punë’, atë ditë kur ti ke filluar hetimet zyrtarisht, pra pa pas asnjë provë.

Tash normal kanë filluar me i kërcënu krejt zyrtarët edhe me thanë që kemi me ju arrestu më shumë, se na jemi qajo Prokuroria.

Është hup siguria juridike dhe është një kërcënim direkt për shërbyesit civilë që mos me kry punë, tash rrini se për çdo vepër tash kemi me ju hetu”, tha Muhaxheri.

Ndryshe, me vendim të Prokurorisë Themelore në Pejë, Policia e Kosovs ka kryer disa bastisje në Pejë, Klinë dhe Istog pas dyshimeve se disa zyrtarë komunalë kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, lidhur me disa ndërtime të paligjshme. Në këtë aksion ishin arrestuar të drejtorët e urbanizmit në Pejë, Istog dhe Klinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vajzë nga Kukësi në llogarinë e saj në ‘’TikTok’’,…