Gërvalla: Shpejt mund të ndryshojë qasja e vendeve skeptike për liberalizim të vizave

30 nëntor 2021 | 11:41

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, beson se shumë shpejt mund të ndryshojë qasja e vendeve skeptike ndaj Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave.

Gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme, ajo ka thënë se qasje e Francës ndaj këtij procesi mund të ndryshoj pas zgjedhjeve që do të mbahen në këtë vend.

“Nga kolegu Sveçla kam dëgjuar se takimet me delegacionet e ministrisë së Brendshme franceze kanë qenë shumë të frytshme dhe shumë të mira. Të njëjtin interpretim e kam dëgjuar edhe nga kanalet tona të politikës së jashtme, prandaj mendoj se ajo çfarë mund të bëjmë ne në raport me Francën e bëjmë, e kemi bërë dhe do ta bëjmë çdo ditë”, ka deklaruar Gërvalla.

Ajo ka vlerësuar se liberalizimi i vizave për Kosovën do të aktualizohet në BE dhe të trajtohet më seriozisht.

“Nuk dua ta përjashtoj apriori mundësinë që shumë shpejt mund të kemi ndryshim të kësaj qasjeje të deritanishme të skepticizmit ndaj liberalizimit të vizave, por edhe nuk do të na habiste fakti nëse një temë e tillë do të shtrohej më me intensitet dhe më seriozisht pas zgjedhjeve në Francë, sepse ka përshtypje që refuzimi i Francës është i lidhur edhe me çështje të brendshme në Francë”, ka deklaruar Gërvalla.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandante supreme…