Gërvalla sot raporton në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë

30 nëntor 2021 | 08:22

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të raportojë sot në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Raportimi i Gërvallës në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë pritet të fillojë në orën 10:00.

“Ministrja e Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla raporton në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me përmbushjen e obligimeve të MPJD. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ministrja Gërvalla ka qenë e ftuar mbrëmë në emisionin dPt te Fidani në T7, ku ka treguar emrat e ambasadorëve të rinj të Kosovës në Francë dhe Britani të Madhe.

Dy ambasadat në fjalë ishin me ushtrues detyre që një kohë prej shkarkimit të tyre nga ana e qeverisë, por Gërvalla tani thotë se ato janë plotësuar.

“Ambasadori që shkon në Britani të Madhe është i qartë. Është Ilir Kapiti. Ka marrë miratimin nga Qeveria e Britanisë së Madhe dhe mbetet vetëm të marrë kredencialet nga Mbretëresha”, tha ajo.

“Në Francë ka shkuar ambasadori, është Mehdi Halimi. Shumë vite jeton në Francë. Ka punuar edhe në ambasadën franceze në Kosovë. Është njeri i letrave dhe e njeh ambientin. Lëviz si peshku në ujë në Francë. Është pritur nga qeveria franceze dhe pret vetëm akreditimin”, shtoi tutje Gërvalla.

Gërvalla po ashtu tha se përfaqësuese e Kosovës në Çeki do të jetë Albesjana Iberhysaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 30 nëntor 2005, Gjykata e Hagës e shpalli të…