Gërxhaliu: A ka turp më të madh se ky i deputetëve?

17 shtator 2020 | 17:59

Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka thënë se është turp për deputetët e Kuvendit të Kosovës, që nuk e kanë votuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Sipas tij, është turp për secilin deputet, për të cilët pagën e marrin nga taksat e atyre që këta muaj e kanë bërë të pamundurën për ti mbajtur gjallë bizneset dhe për të mos larguar punëtorë nga puna.

Postimi i plotë i Gërxhaliut:

A ka turp më të madh se ky

Edhe sot, Kuvendi nuk e votoi pakon e stërvonuar ekonomike. Ky është turp për secilin deputet, i cili pagën e merr nga taksat e atyre që këta muaj e kanë bërë të pamundurën për ti mbajtur gjallë bizneset dhe për të mos larguar punëtorë nga puna.

(A.M/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Imer Mushkolaj, ka komentuar dështimin e votimit të Projektligjit…