Mushkolaj: Deputetët marrin rroga të majme, s’u intereson votimi për Ligjin e rimëkëmbjes ekonomike

17 shtator 2020 | 17:54

Analisti Imer Mushkolaj, ka komentuar dështimin e votimit të Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike në Kuvendin e Kosovës.

“Pse me e votue Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, kur rrogat e majme për veti i marrin me rregull”, ka shkruar Mushkolaj në profilin e vet në “Facebook”.

Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike është bartur në seancë të re, pasi të enjten vetëm 41 deputetë morën pjesë në votimin në parim.

Kurse, Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike kishte dështuar të votohej edhe në seancën e fundit të sesionit pranveror.

Pikat kryesore të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike ishte edhe mundësia e tërheqjes së 10 për qind të vlerës së trustit pensional.

(A.M/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, i është përgjigjur deputetit të…