Gërxhaliu: Fitoj Kosova, sovrani ndëshkoi arrogancën e pushtetit

07 tetor 2019 | 16:09

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) dhe njohësi i politikave ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka thënë se në zgjedhjet e 6 tetorit fitoj sovrani dhe ndëshkoi arrogancën e pushtetit.

Sipas tij, fituesi u tregu modest dhe i pa ndikuar nga eurforia, kurse humbësi Z. Veseli, burrërisht e pranoi humbjën.

“Në radhë të parë duhet të kuptohet që më 6 tetor fitoj Kosova dhe qytetarët e Kosovës, kështu që është demonstruar një frymë demokratike e zgjedhjeve që duhet të jenë model edhe për vendet e rajonit dhe më gjerë. S’duhet harruar në këtë rast rolin e diasporës, pasi angazhimi i tyre ishte kontribuesi më i madh i ndryshimeve që ndodhën. Përderisa fituesi tregoj një modesti dhe gjakftohtësi duke kontrolluar euforinë e fitores, humbësi në këtë rast Z. Veseli tregoj një pjekuri dhe burrëri të një burrështetasi pasi e pranoi humbjën dhe para medieve e tha që “do të jenë një opozitë”. Besoj kjo votë dhe përmes kësaj vote fitoj Kosova dhe ardhmëria e saj, duke e ndëshkuar arrogancën dhe distancën e pushteti”, është shprehur Gërxhaliu.

/Epoka e re/ A.MAVRAJ

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë zotuar edhe pesë…