Gëzim i madh në televizionin e San Marinos për golin ndaj Kosovës

02 qershor 2021 | 15:56

Pas katër vjet prej se e shënuan golin e fundit si mysafir, San Marino ka arritur ta gjejë golin kundër Kosovës.

Rikthimi tek goli edhe nëpërmjet David Tommasinit, i cili realizoi në minutën e 85-të.

Kjo ka gjetur vend qendror në Radio Televizionin e San Marinos.

“Katërgolëshi i Muriqit e ndëshkon ekipin kombëtar të San Marinos, por bardhekaltrit e rigjetën rrugën e golit si mysafirë pas gati katër vjetëve. Këtë herë ishte David Tomassini, i cili shënoi në humbjen 4:1 në miqësoren kundër Kosovës dhe e gjen gëzimin me ekipin kombëtar”, shkruan Radio Televizioni i San Marinos përcjell Klan Kosova.

Hera e fundit që San Marino e kishte shënuar një gol si mysafir, para këtij me Kosovën ishte në vitin 2017 në humbjen 5:1 kundër Azerbajxhanit në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2018.

Që prej atëherë, kombëtarja nga Evropa Jugore i kishte pësuar 13 humbje dhe një barazim, duke i pranuar 65 gola pa e shënuar asnjë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të…