Giggsi lavdëron Sanchezin

28 shkurt 2018 | 15:33

Alexis Sanchez është kritikuar për formën jo të mirë në Manchester United. Mirëpo legjenda e skuadrës nga “Old Trafford”, Ryan Giggs e ka lavdëruar sulmuesin kilian, duke thënë se është lojtar i klasit botëror.

“Ai është një lojtar i klasit botëror. Çfarë ka shënuar ai? Një gol deri më tani. Kështu që unë jam i sigurt se do të donte të bënte më mirë se kaq. Mendoj se ai ka bërë mirë. Bashkëlojtarët e tij janë ende duke u përpjekur për të gjetur atë që ai pëlqen, atë që nuk i pëlqen, dinamikën e ekipit. Ndonjëherë i përshtatet menjëherë, nganjëherë merr pak kohë. Nuk mendoj se dikush duhet të jetë i shqetësuar për Sanchezin, ai është një lojtar i shumë i mirë”, ka thënë Giggs.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërhyrja e politikës në arsim, ka bërë që Komiteti i…