Giresse tregon pse nuk u ftuan Hadërgjonaj, Berisha Zeneli dhe Bytyqi

09 qershor 2023 | 15:19

Trajneri i Përfaqësues së Kosovës, Alain Giresse në konferencë për media, para dy ndeshjeve të radhës kualifikuese për “Euro 2024”, ndër tw tjera foli edhe për mosftesën e Hadërgjonajt, Berishës dhe Zenelit. Ai tregoi për secilin arsyet e mungesës së tyre në listë.

“Sa i përket Hadërgjonajt ka të bëjë me arsye personale që nuk ka mundur të vijë në këtë grumbullim. Sa i përket Berishës ka të bëjë me zgjidhje sportive. Me takon mua ta marr vendimin. Sa i përket Zenelit dhe Bytyqit ka të bëjë me minutazhin e pakët me ekipet respektive. Ndoshta nuk janë të gatshëm të mblidhen në këtë grumbullim. Ka të bëjë po ashtu me zgjidhje sportive”, ka thënë Giresse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen…