Giroudi arrin marrëveshje me klubin e njohur

27 mars 2024 | 11:48

Olivier Giroud duket se është duke luajtur sezonin e tij të fundit me Milanin.

Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, lojtari francez dhe klubi Los Angeles FC kanë arritur marrëveshjen verbale për një transferim nga 1 korriku.

Pas interesit që në tetor dhe ofertës formale ditët e fundit, duket se ka ardhur edhe aprovimi i Giroudit.

Kontrata me klubin e MLS do të jetë e vlefshme deri në dhjetor 2025, por kontrata ende nuk është firmosur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ditë është bërë me dije nga Ministria e Infrastrukturës…