Gjakovë: Policia përleshet me armë me hajnat

14 nëntor 2018 | 08:50

Policia e Kosovës është përshirë në një përleshje të armatosur me disa persona të dyshuar për vjedhje në rajonin e Gjakovës.

KALLXO.com ka marrë vesh se të shtënat kanë ndodhur gjatë ndjekjes së një grupi të dyshuar për vjedhje.

Informacionet e deritanishme tregojnë se nga armët nuk ka të lënduar ndërsa disa pjesëtarë të policisë kanë marrë lëndime pasi makina e tyre është aksidentuar gjatë këtij incidenti.

Informacionet e para flasin që të paktën një person është arrestuar gjatë këtij incidenti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sezoni i tetë dhe i fundit i serialit 'Game of…