Gjasula e merr përsipër fajin për humbjen

07 shtator 2020 | 23:31

Mesfushori i Kombëtares, Klaus Gjasula, ka folur për medie pas përfundimit të ndeshjes me Lituaninë.

Një kthim prapa i topit nga ai u shfrytëzua nga lojtarët lituanezë. Ndeshja përfundoi 1-0 ndërsa Gjasula e merr përsipër fajin për humbjen.

“Luajtëm një kundër një dhe na bënë të vështirë të luanim. Kishim shumë probleme me topin dhe të krijonim raste. Na vunë në vështirësisë dhe nuk gjetëm një mënyrë të luanim lojën tonë”, thotë ai.

“E marrë fajin për humbjen, ishte faji im. Unë gabova dhe humbëm ndeshjen. Po të mos bëja gabimin do të barazonim ose kush e di të fitonim. Më vjen keq për ekipin, sonte nuk kishim shancë të fitonim faji im”, përfundon Gjasula.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se shqiptarët dolën…