Gjendet e vdekur një grua në Obiliq, policia nis hetimet

25 janar 2024 | 08:39

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një gruaje në fshatin Dardhishtë të Obiliqit.

Sipas policisë, ajo ishte gjetur pa shenja jete dje në një objekt përcjellës të shtëpisë së saj.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Dardhishtë, Obiliq 24.01.2024 – 13:00. Viktima femër kosovare, është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës të shtëpisë së saj. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov mbrëmë akuzoi Shtetet e…