Gjendet i vdekur në shtëpi 64-vjeçari nga Skenderaji që jetonte i vetëm, fqinjët nuk e kishin parë 6 muaj

08 maj 2022 | 21:25

Një person rreth moshës 64 vjeçar është gjendur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Klinë në Skenderaj.

I moshuari nuk ishte pare që 6 muaj nga banoret e fshatit.

Derisa të afërmit e tij thonë së nuk e kanë hetuar vdekjen e tij pasi që ai herë pas herë shkonte në Danimarkë, njofton Tëvë1.

Rasti nga Policia e Kosovës është raportuar të dielën, por vdekjen e tij nuk e hetoi askush për muaj më radhë.

Bekim Beqiri i cili është kushëri i të ndjerit tregon momentin se si e kishin hetuar se 64-vjeçari kishte vdekur.

Derisa Polici e Kosovës e ka cilësuar rastin si vdekje të dyshimtë

“Në një shtëpi është gjetur pa shenja jete një kufomë. Sipas dëshmitares femër kosovare në këtë shtëpi ka jetuar i vetëm një mashkull kosovar, por të njëjtin nuk e kishin parë 6 muajt e fundit. Identiteti i viktimës mbetet të vërtetohet pas kryerjes së procedurave të autopsisë në IML”, thuhet në raport.

Në shtëpi e të ndjerit ende nuk janë larguar gjurmët e 64 vjeçarit.

Rrobat, gjërat ushqimore e vendi ku ndërroj jetë janë ende të pa prekura. E i ndjeri ka lënë pas një vajzë që jeton jashtë vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-këshilltari i presidentit, Hashim Thaçi, Bekim Çollaku, që tash është…