Gjendet i vdekur në shtëpi DJ krijues i kolonës zanore të “Madagascar”-it

03 shtator 2020 | 11:33

Dj Erick Morillo, i njohur për këngën hit të vitit 1993, “I Like To Move it”, është gjetur i vdekur në Florida. Trupi i 49-vjeçarit u gjet mëngjesin e së mërkurës në një shtëpi në Miami sipas policisë. Vdekja e tij është nën hetim.

Më 6 gusht Morillo u arrestua me akuzën e ngacmimit dhe abuzimit seksual ndaj një DJ femër, me të cilin kishte luajtur në një festë private në dhjetor të 2019-s.

Ajo kishte shkuar në shtëpinë e tij në Miami, bashkë me një tjetër vajzë dhe pretendon se Morillo e kishte ngacmuar dhe ishte përpjekur të abuzonte me të, edhe pse ajo kishte refuzuar. Pasi u bë publik lajmi për vdekjen e tij, të shumtë kanë qenë ata të cilët kanë shprehur mesazhet e ngushëllimit në rrjetet sociale, përfshirë këtu Dj e njohur si Dj Pauly D apo Dj Yousef.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bim Bimma po mendon për fansat edhe gjatë kësaj periudhe…