Gjendet një person i vdekur në Mitrovicë

09 dhjetor 2019 | 21:35

Një person me inicialet V. M. rreth 50-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në Rrugën “Filipa Vishnjiq”. “Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar në zbardhjen e plotë të rastit”, ka thënë Radoviq për “Kosovapress”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Institucioni Mikrofinanciar “Monego” nuk do të operojë më në Kosovë.…