Gjendet pa shenja jete një person në Mramor të Prishtinës

19 mars 15:49

Policia e Kosovës ka bërë me dije se të hënën rreth orës 8: 00 kanë pranuar informatën për një person pa shenja jete në fshatin Mramor të Prishtinës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, ka thënë për “Kosovapress” se bëhet fjalë për I.G. 55 vjeç. Ajo ka thënë se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion dhe rasti është cilësuar vdekje e dyshimtë”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në koordinim të organizuar me VMRO-DPMNE-në, Komiteti Komunal nga partia…