Gjendet vetura që hajnat e shfrytëzuan për grabitjen e armatosur në argjendarinë në Suharekë

24 nëntor 2023 | 18:01

Është gjetur vetura e cila ishte përdorur nga disa hajdutë më 22 nëntor, gjatë një grabitjeje të armatosur në një argjendari në Suharekë.

Rastin e ka konfirmuar edhe prokurorja e Prokurorisë Themelore në Prizren, Ervehe Gashi.

Një zyrtar i Policisë së Kosovës është plagosur, teksa patrulla me të cilën ishte iu përgjigj informacioneve për një grabitje që ishte duke u zhvilluar në një argjendari në Suharekë.

Grabitja në argjendarinë në Suharekë u raportua në polici në orën 15:45 të 22 nëntorit.

“Sapo kemi marrë informacionin, patrulla më e afërt policore është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes. Kur ka mbërritur në vendin e ngjarjes, katër të dyshuar të armatosur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë. Një prej zyrtarëve policorë është plagosur, i cili është dërguar për tretman policor dhe është jashtë rrezikut për jetë”, tha atë natë zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se katër të dyshuarit, që janë të armatosur, janë në arrati pasi kanë arritur që të largohen nga vendi i ngjarjes me një automjet të pasagjerëve.

Policia tha se po vazhdon operacionet e saj për kapjen e të dyshuarve për këtë rast.

Prokuroria kishte njoftuar pas grabitjes së armatosur se vlera e arit të vjedhur në argjendari ishte 250 mijë euro.

Ndërkohë, Policia ka thënë se vetura e gjetur sot, e cila ishte përdorur në ditën kritike, dyshohej se ishte me targa të vjedhura të cilat ishin 01. /Reporteri.net

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria siguroi për herë të dytë një biletë për në…