Gjeorgjia e fortë për Kosovën në futsall

01 shkurt 2020 | 21:45

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka pësuar humbje në ndeshjen e fundit në kuadër të fazës së parë kualifikuese për “Euro 2022” që u mbajt në Gjeorgji.

Pas fitores në duel me Austrinë dhe humbjes së pësuar me Gjermaninë, të përzgjedhurit e Ramadan Cimilit kanë pësuar humbje nga vendi nikoqir i kualifikimeve të Grupit F, Gjeorgjia, me rezultat 6:1, kombëtare e cila doli fituese e grupit me tri fitore.

Tre gola për gjeorgjianët i shënoi Sebiskveradze 2’, 18’ dhe 29’, me dy gola na ndëshkoi Kurtanidze 26’ e 33’ dhe me nga një gol Saiotti 8’ e Thales 32’.

Ndërkohë, golin e nderit për “dardanët” në këtë ndeshje e shënoi Drilon Maxharraj 28’. Kësisoj, Kosova i mbylli këto kualifikime në pozitën e tretë në renditje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë në të 20’at në Boston është diagnostikuar me…