Gjergj Dedaj: Unë do të jem ambasador në Maqedoni

11 tetor 2018 | 11:31

Muaj më parë Gjergj Dedaj ishte propozuar të bëhej shef i misionit diplomatik të Kosovës në Maqedoni. Por, ky propozim duket se nuk i ka pëlqyer secilit zyrtar në shtetin fqinjë.

Janë disa deputetë turq në Maqedoni, ata të cilët kanë bërë kërkesë që Dedaj mos të bëhet ambasador atje.

“Indeksonline” ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me Dedajn, dhe po i njëjti ka thënë se është dekretuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe shumë shpejt do të nisë detyrën atje.

“Pse a turqit më kanë propozuar a?! Unë nuk mërzitna fare se çfarë thonë ata. Unë jam dekretuar nga presidenti i Kosovës dhe do të jem ambasador i Kosovës në Maqedoni, tani janë disa procedura dhe unë do të jem ambasador dhe fuqishëm e them se do të përfaqësojë popullin e Kosovës në Maqedoni, unë nuk i përfaqësojë turqit”, ka thënë Dedaj.

Vlen të kujtojmë faktin se refuzimi maqedon lidhet me krahasimin me serbët që Dedaj u ka bërë turqve duke thënë se Turqia gjashtë shekuj kishte bërë krime e gjenocid mbi shqiptarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht prej nominimeve në American Music Award, Dua Lipa nuk…