Gjermania humb 110 miliardë euro pas rritjes së çmimit të energjisë

09 nëntor 08:21

Rritja e shpejtë e çmimit të energjisë do t’i kushtojë Gjermanisë rreth 110 miliardë euro (110 miliardë dollarë) të ardhura reale midis viteve 2021 dhe 2023, sipas Institutit të Kërkimeve Ekonomike, IFO.

“Rënia aktuale e të ardhurave reale ka të ngjarë të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme”, tha shefi i çështjeve ekonomike në IFO, Timo Wollmershauser, transmeton dpa përcjell albinfo.ch.

Të ardhurat reale janë të ardhura të përshtatura me inflacionin.
Sipas studimit, miliardat e humbura janë shuma që janë shpenzuar për importet e energjisë nga vendet e tjera, përjashtuar Rusinë; 35 miliardë euro vitin e kaluar, 64 miliardë euro këtë vit dhe nëntë miliardë euro të tjera në 2023.

“Në total, kjo do të ishte humbja më e lartë e të ardhurave reale që nga kriza e dytë e naftës, në fund të viteve 1970”, sipas IFO-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi punues i Këshillit të Bashkimit Evropian për viza do…