Gjiganti anglez e kërkon Hysajn

19 qershor 2019 | 13:51

Pas Interit, Atletico Madridit dhe Juventusit, një tjetër klub gjigant ka dalë në skenë për shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj. Bëhet fjalë për anglezët e Manchester United.

Sipas “Sky Sports Italia”, drejtuesit e “djajve të kuq”, iu kanë kontaktuar atyre të Napolit, për të shprehur interesimin e tyre rreth transferimit të Hysajt.

Unitedi është duke kërkuar një mbrojtës anësor, i cili mund të luajë në të dy krahët, si zëvendësues i Ashley Young. Veterani anglez luajti edhe si mbrojtës i krahut të majtë dhe të djathtë gjatë sezonit të kaluar. Ky fakt ka bërë që shqiptari 25-vjeçar të jetë nën radarin e drejtuesve të klubit anglez. Napoli kërkon 25 milionë euro për ta lënë të lirë Hysajn, ndërkohë që palët pritet të nisin bisedimet në ditët në vijim.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe zyra e BE-së…