Gjiganti gjerman “LIDL” filloi shtrirjen edhe në Serbi, hap 1,600 vende pune

11 tetor 2018 | 16:04

Rrjeti i supermarketeve gjermane “LIDL”, sot ka hapur 16 dyqane të cilat janë të vendosura në Beograd dhe lokacione tjera në Serbi. Kjo hapje shënoi investimin e parë të kësaj kompanie në Ballkan.

Përfaqësuesit e “LIDL”, kanë thënë që ka në plan të hapë edhe dyqane tjera në Serbi përgjatë vitit. Ky rrjet i supermarketeve, që është pjesë e Schwarz Gruppe, operon me më tepër se 10,000 filiale nëpër krejt Evropën, shkruan “Reuters”, raporton “EkonomiaSot”.

Në inaugurim ishte edhe Presidenti serb, Aleksandër Vucic, i cili deklaroi  se shteti serb do të sigurojë që investitorët gjermanë të marrin “kushtet më të mira”.

Gjithsej investimi i Lidl në Serbi ka kushtuar 205 milionë euro, dhe do të punësojë rreth 1600 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka deklaruar se deputetët e…