Gjikokaj fillon edicionin me fitore të thellë

28 gusht 2023 | 16:25

Hendbollistja e rëndësishme e Përfaqësues së Kosovës, Mirela Gjikokaj, ka luajtur të dielën ndeshjen e parë të edicionit 2023/2024. Në kuadër të rrethit të dytë të Kupës së Norvegjisë, Gjikokaj me skuadrën Follo HK, fituan me rezultat 39:20 ndaj skuadrës Rygge.

Gjikokaj luajti aq sa kishte nevojë, ndërsa kontribuoi me katër gola e një asistim.

Mirela është prej lojtareve kryesore te Follo, që do të garojë në elitën e Norvegjisë.

Ndeshje për Kupë të Danimarkës në fundjavë luajtën Leonora Demaj dhe Marigona Hajdari. Të dyja e shënuan nga një gol për skuadrat e tyre.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Victoria dhe David Beckham vazhdojnë të shijojnë pushimet verore së…