Gjilani është në prag të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal

12 shtator 2019 | 18:00

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se është në përfundim të procesit për hartimin e dokumentit të Planit Zhvillimor Komunal (PZhK) i cili ka filluar në vitin 2017.

Kjo komunë ka bërë me dije se bartëse e procesit për hartimin e dokumenteve përkatëse është Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit.

“Aktualisht jemi në prag të përfundimit të draftit final të Planit Zhvillimor Komunal (PZhK). Sipas Ligjit të Planifikimit Hapësinor, para se ta procedojmë në Ministri të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për marrjen e pëlqimit dhe aprovimin e dokumentit në Kuvendin Komunal, kemi përgatitur Draftraportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor të Planit Zhvillimor Komunal të Komunës së Gjilanit. Dokumentin keni rastin ta analizoni edhe përmes uebfaqes së komunës të kontribuoni me vërejtjet, komentet dhe sugjerimet e arsyeshme për pasurimin e dokumentit në përmbajtje të cilësisë. Ju faleminderit për mirëkuptim!”, ka njoftuar Komuna e Gjilanit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), në bashkëpunim me…