Gjilani përfundon përgatitjet në Turqi

26 janar 2020 | 13:25

Skuadra e Gjilanit e ka mbyllur fazën përgatitjet parasezonale në Turqi.

Skuadra e drejtuar nga kryetrajneri, Gentian Mezani, mëngjesin e së dielës mbajti seancën e fundit stërvitore para nisjes për Kosovë, të cilën ekipi i Gjilanit do ta realizoj këtë pasdite.

Përgatitjet e skuadrës në Antalia zgjatën 10 ditë, ku brenda kësaj kohe ekipi kuq e bardh kishte zhvilluar edhe 3 ndeshje testuese.

Ndeshjet kundër Neftchi Kochkor e fituar 1-0, ajo kundër Yenisey Krasonyarsk gjithashtu e fituar me rezultat 1-0 dhe ndeshja e djeshme kundër Çelik Zenica e humbur me rezultat 1:0, i shërbyen kryetrajnerit, Gentian Mezani për të parë për së afërmi formën e futbollistëve të skuadrës gjatë kësaj faze përgatitore.

Faza përgatitore e realizuar në tokën turke, sipas shtabit teknik rezultoi e suksesshme, duke parë formën e futbollistëve dhe punën e realizuar sipas plan programit, ku vlen të ceket se gjatë kësaj kohe të punës intensive, futbollistët e skuadrës përveç formës së arritur, pozitive cilësohet se nuk kishte ndonjë lëndim të lojtarëve.

Të kënaqur me rezultatet e punës dhe me formën e arritur gjatë kësaj faze, skuadra stërvitjet pritet ti vijoj në qytetin e Gjilanit, kur kanë mbetur saktësisht edhe dy javë para ndeshjes hapëse, e cila do të jetë ajo kundër Drenicës, në Digitalb Kupën e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përhapja e koronavirusit të frikshëm në Kinë ka çuar në…