Gjilani po bëhet me stadium të standardeve të FIFA-s dhe UEFA-s

05 tetor 2018 | 14:12

Në kuadër të vizitave në terren të projekteve infrastrukturore, përfaqësuesit e Komunës së Gjilanit kanë parë nga afër punimet në stadiumin e qytetit.

Nënkryetari i komunës, Arbër Ismajli, i cili shoqërohej nga deputeti Imet Rrahmani dhe bashkëpunëtorët, ka marrë zotimin e projekt-menaxherit se rindërtimi i stadiumit do të përfundojë sipas planit dinamik. “Duke marrë parasysh që Gjilani njihet si qytet i sportit, ky projekt është tepër i rëndësishëm. Është investimi më i madh kapital në infrastrukturën sportive falë angazhimit dhe autoritetit të kryetarit Haziri për ta sjellë këtë projekt në Gjilan. Besoj shumë se operatori në fjalë do ta implementojë këtë projekt sipas kontratës. Lajm i mirë është që kemi një dinamikë të madhe në punë”, ka thënë Ismajli.

Rindërtimi i stadiumit të qytetit përfshinë tribunat e reja në dy anët veri-jug, ndërsa ato të vjetrat do të rikonstruohen. Ky është stadium i kategorisë së katërt sipas standardeve të FIFA-s dhe UEFA-s dhe i plotëson kushtet për ndeshje ndërkombëtare.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit në Shkup ka fuqizuar vendimin e Gjykatës…