Gjilani – Prishtina, ndeshja kryesore në 1/8 e Kupës

12 dhjetor 2023 | 12:51

Në praninë e Komisionit të Garave, kryetarit Abdyl Bellopoja e anëtarit Isak Ejupi, administratorit të Superligës dhe Ligës së Parë, Agron Shosholli si dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për 1/8 të Kupës së Kosovës në futboll.

Në këtë rreth të garave janë të përfshira 16 skuadra, të cilat më 3 dhe 4 shkurt do të përballen për kualifikim tutje.

Ndeshja kryesor e 1/8  së finales së Kupës është ajo mes Gjilanit dhe Prishtinës. Llapi ka punë me Trepçën ’89, kurse kampionët e Superligës, Ballkani do të përballen me Vllaznimi.

Çiftet pas tërheqjes së shortit:

Trepça ‘89 – Llapi
Gjilani – Prishtina
Drita – Rilindja 74
Vjosa – 2 Korriku
Feronikeli – Malisheva
Suhareka – Prishtina e re
Ballkani – Vllaznimi
Dukagjini – Dinamo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Philadelphia qëndron në grupin e skuadrave pretendente në Konferencën e…