Gjimnazi “Hajdar Dushi” në Gjakovë bëhet me ‘Wifi’

21 janar 2021 | 17:42

Është finalizuar projekti për instalimin e lidhjes me internet ‘Wifi’ në gjimnazin “Hajdar Dushi” i cili është financuar nga programi i UNICEF-it në Kosovë dhe është mbështetur nga Komuna e Gjakovës.

Gjatë lansimit të këtij projekti, kryetari i komunës, Ardian Gjini, është shprehur tejet mirënjohës ndaj UNICEF-it për mbështetjen e shumë projekteve të rëndësishme për Gjakovën. “Ky investim do të përmirësojë edhe më shumë kushtet e mësimit për nxënësit tanë në këtë shkollë. Është tejet i dobishëm, sidomos në këtë kohë kur po përballemi me Covid-19. Përmes kësaj qasjeje të avancuar në internet, mësimdhënësit dhe nxënësit do ta kenë më të lehtë procesin mësimor. Uroj që ju nxënës të dashur ta gëzoni këtë projekt dhe të vazhdoni të na bëni krenarë me sukseset tuaja”, ka deklaruar Gjini.

Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, ka thënë se është i lumtur për jetësimin e këtij projekti i cili do të jetë shumë i vlefshëm për këtë shkollë. “Jetojmë në një kohë kur teknologjia është zhvilluar shumë, prandaj përmes këtij instalimi të lidhjes me internet Wifi ju do ta keni më të lehtë procesin mësimor”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka e Francës do të mbyllë mbi 1/3 e qendrave…