Gjimshiti: Ndaj Sportingut na mungoi fati

08 mars 2024 | 14:23

Mbrojtësi i Atalantës, Berat Gjimshiti u shpreh i lumtur pas barazimit 1-1 me Sportingun në Ligën e Evropës.

Mbrojtësi kuqezi mendon se skuadrës italiane i mungoi edhe fati në këtë ndeshje.

“Gjëja më e rëndësishme ishte të vinim këtu dhe të bënim lojën tonë si gjithmonë. Skuadra bëri një reagim të mirë. Nuk ishte e lehtë të vinim në Portugali dhe të krijonim më shumë se Sportingu pas 2-3 ndeshjeve të fundit që kemi zhvilluar. Na mungoi fati, por rezultati 1-1 është pozitiv. Kualifikimin do e luajmë në fushën tonë. E pashë mirë skuadrën, nuk kishim presion. Vinim nga ndeshje të vështirë në të cilat kemi dhënë gjithçka. Por edhe kemi gabuar. Është një periudhë ku po luajmë çdo 3-4 ditë. Tashmë jemi mësuar të zhvillojmë 4 ndeshje në 11 ditë. Është momenti të fokusohemi te dueli me Juventusin”, ka shtuar Gjimshiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të…