Gjimshiti në verë mund t’i bashkohet Rashicës dhe Muçit në Beshiktash

14 mars 2024 | 16:00

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti në verë mund të ndryshon skuadër. Në fakt, Beshiktashi pritet të jetë shumë aktive në merkaton e verës, për të ndërtuar një skuadër kompetitive dhe në kompeticionet evropiane. Prioritet do të jetë përforcimi i repartit të mbrojtjes, atje ku problemet nuk kanë munguar në ndeshjet e fundit.

Synimi kryesor i gjigantëve turk është Gjimshiti. Futbollisti kuqezi ka një vlerë prej 10 milionë eurosh në merkato dhe ka shënuar një gol në 34 ndeshje këtë sezon në elitën e futbollit italian.

Ai është pjesë e Atalantës që nga viti 2016 dhe ka një eksperiencë të madhe, ndaj dhe nuk do të jetë një mision i thjeshtë për ta rrëmbyer, pasi dhe klube të tjera kanë shfaqur interesim për të.

Te Beshiktashi Gjimshiti do të bashkohej me Muçin dhe Rashicën, teksa bardhezinjtë po “shqiptarizohen” gjithnjë e më shumë. Në ditët e fundit ka pasur një interesim edhe për Sokol Cikalleshin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxhiri, ka folur për takimin që…