Gjinekologjia bën një vend tjetër për shtatzënat e infektuara me Covid

30 korrik 2020 | 23:14

Gjinekologia Flora Belegu ka njoftuar sonte, në një lidhje për “RTV Dukagjinin”, se nga sot në Klinikën e Gjinekologjisë është krijuar një repart operativ i ndarë që do t’i trajtojë edhe pacientët me Covid-19.

Belegu thotë se katër paciente në Gjinekologji janë të prekura me Covid-19. “Tri janë shtatzëna, ndërsa njëra është lehonë. Gjendja e të triave është stabile dhe po trajtohen edhe me oksigjenoterapi”, ka treguar ajo. /Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një studim i shkencëtarëve rusë ka treguar se uji pothuajse…