Gjini ngushëllon familjet e tre të rinjve që humben jetën tragjikisht

17 dhjetor 2023 | 15:20

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini është shprehur i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e tre të rinjve në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren.

Gjini ka shkruar në “Facebook” se kjo ngjarje “ka goditur rëndë tri familje”, të cilave ai u ka shprehur ngushëllime.

“Jam jashtëzakonisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të tre djemve të ri nga Gjakova”.

“Kjo ngjarje tragjike ka goditur rëndë 3 familje, por dhimbje për këtë humbje ka sot secili prej nesh”, ka shkruar Gjini, duke ngushëlluar familjet Delija dhe Bibaj “në emër të qytetarëve të Gjakovë”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Janë mbyllur dy ndeshjet e fundit të xhiros së 18-të…