Gjini pret në takim komandantin e KFOR-it italian në Kosovë

07 dhjetor 2021 | 13:19

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it italian në Kosovë, Andrea Bertazzo.

Komandanti Bertazzo e ka uruar kryetarin Gjini për mandatin e dytë si kryetar i komunës, duke u shprehur i bindur që ai do të vazhdojë me punë të mira për Gjakovën.

Ndërkaq, kryetari i komunës është shprehur i lumtur për vizitën e komandantit të KFOR-it Italian në Kosovë dhe përkrahjen.

“Miqësia dhe bashkëpunimi me KFOR-in italian do të vazhdojë edhe më tutje, pa asnjë dyshim”, ka thënë Gjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka…