Komentuesi i tha dhuroja 1 milion euro Majlinda Kelmendit, kështu i përgjigjet Pacolli

07 dhjetor 2021 | 13:15

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka bërë dje një postim për xhudisten Majlinda Kelmendi, duke thënë se ajo do të mbetet heroinë e vendit, pasi lartësoi flamurin e Republikës dhe u bë inspirim për gjeneratat e reja.

Në këtë postim, ka komentuar një ndjekës në “Facebook”, i cili i ka bërë thirrje Pacollit që t’ia dhurojë Majlindës 1 milion euro.

“Dhuroja 1 milion Majlindës se më shumë ka bërë Majlinda se krejt klasa politike e Kosovës –  Sevap”, ka shkruar ndjekësi.

Kësaj kërkese të tij, Pacolli i ka kthyer përgjigje të shkurtër.

“Ok jemi me Majlindën”, ka qenë përgjigja e Pacollit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për kontributin dhe krijimtarinë e tij në kulturë, në ruajtjen…