Gjirokastriti merr drejtimin e Drenicës

25 tetor 2020 | 18:45

Bledar Devolli merr drejtimin e Drenicës në Superligën e Kosovës, thuhet në njoftimin e bërë publik nga klubi ‘Drenica’.

Klubi nga Skënderaj ka zyrtarizuar marrëveshjen me trajnerin gjirokastrit, i cili merr drejtimin e ‘Drenicës’ e që zëvendëson të dorëhequrin Fadil Rama.

Kujtojmë që 42-vjeçari ka krijuar përvojë në futbollin shqiptar si trajner në krye të Luftëtarit, Bylisit, Kamzës, Kastriotit dhe Tomorit.

Njoftim i plotë i Klubit Futbollistik ‘Drenica’

“Sot, gjatë ditës, drejtuesit e klubit tonë kanë arritur marrëveshjen me trajnerin nga Gjirokastra, Bledar Devolli.

Trajneri 42 vjeçar, do të prezantohet nesër në ambientet e KF Drenicës dhe që nga nesër do fillojë punën më ekipin tonë.

Devolli ka qenë më parë në futbollin kosovar te skuadra e KEK-ut, kurse në Shqipëri ka udhëhequr skuadrat: Luftëtari, Bylis, Kamza, Kastrioti, Tomori, etj.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov ka dalë pozitiv në testin…