Gjokoviq pasi fiton në tenis, shkruan “Kosova është Serbi”

29 maj 2023 | 18:47

Teniseri serb, Novak Gjokoviq ka vazhduar me skandale në raport me shtetin e Kosovës.

Gjokoviq ka triumfuar në raundin e parë të Grand Slamit të Roland Garros kundër tenistit amerikan me origjinë serbe, Aleksandar Kovaçeviq me rezultat 6:3, 6:2, 7:6.

Tenisti nacionalist serb pas fitores së tij iu drejtua kamerës duke shkruar disa fjalë skandaloze.

“Kosova është Serbi. Stop dhunës” – ka shkruar në mënyrë skandaloze Gjokoviq në kamerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se është e rëndësishme…