Gjokoviqi mungon në US Open, shkak mosvaksinimi

26 gusht 2022 | 14:49

Tenisti serb Novak Gjokoviq, ish-numri 1 në botë dhe fitues i 21 grand slam, nuk do të luajë në turneun e US Open, që nis më 29 gusht në Nju Jork.

Shkak është mosvaksinimi i tenistit serb, që nuk mund të udhëtojë drejt Amerikës, për shkak të ligjeve në fuqi Lajmin e konfirmuan organizatorët e US Open. Gjithashtu edhe vetë tenisti ka deklaruar në rrjetet sociale pak më parë se nuk mund të niset për në Amerikë, pasi është i pavaksinuar. Për serbin ky është grand slam i dytë këtë vit që nuk luan për shkak se nuk pranon të kryejë vaksinën anti-Covid, pas atij të Australian Open (në janar). Edhe pse shkoi në Melburn, ai humbi betejën ligjore me qeverinë dhe u detyrua të rikthehet në vendlindje.

“Për fat të keq, nuk mund të udhëtoj në Nju Jork për të luajtur në US Open. Falënderoj të gjithë fansat për mbështetjen. Ju uroj fat miqve të mi tenistë. Jam në formë dhe pozitiv shpirtërisht, duke pritur për një mundësi që të luaj sërish. Do të shihemi së shpejti”, ka shkruar Gjokoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjykatë në Moskë ka lëshuar fletarrestim për Svetlana Valeryevna…