‘Gjuha e urrejtjes në diskursin publik’, Szunyog: Hyn në të njëjtin grup me terrorizmin

20 shtator 2023 | 11:05

Është mbajtur konferenca e nivelit të lartë me për “gjuhën e urrejtjes në diskursin publik”, ku shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se çfarëdo lloji i urrejtjes është e papërputhshme me vlerat themelore të Bashkimit Evropian.

Szunyogu ka thënë se për BE-në, gjuha e urrejtjes është krim serioz, pasi sipas tij, ndikon shumë në të drejtat fundamentale të individëve, shoqërisë dhe e minojnë vetë themelin e shoqërisë kosovare.

“Komisioni ka përfshirë gjuhën e urrejtjes në zgjerimin e krimeve të BE-së dhe që nga 2021-ta, gjuha e urrejtjes dhe kthimi i urrejtjes do të jenë në të njëjtin grup të krimeve sikurse terrorizmi, trafikimi me qenie njerëzore, trafikimi i armëve e kështu me radhë”.

“Gjuha e urrejtjes i prek ata më të ndjeshmit, komunitetin LGBTQ+, romët, ashkalinjë, egjiptianë dhe komunitetet e tjera joshumicë, vajzat, gratë nga të gjitha komunitetet, personat me aftësi të kufizuara dhe të gjitha grupet e tjera që ndihen sikurse është në disavantazh apo i margjinalizuar me pjesën tjetër të shoqërisë”, ka thënë Szunyogu.

Më tutje, ai ka thënë se raportet rregullative të Kosovës kanë ndërmarrë masat e duhura për ta adresuar gjuhen e urrejtjes në Kosovë, teksa bëri ftesë që e njëjta të bëhet edhe në raportet e tjera vjetore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas Zyrës së Statistikave të Komisionit Evropian (Eurstat), Kosova kishte…