Gjuka: Tash do të përgatitemi me garat ndërkombëtare

16 maj 2022 | 13:55

Egzon Gjuka e ka udhëhequr Besa Famgasin drejt triumfit në Kupën e Kosovës. Ai u shpall lojtari më i mirë i finales e po ashtu i “Final Four”. Në finalen ndaj Kastriotit, Gjuka i shënoi 8 gola.

“Ia arritëm qëllimit që e patëm si skuadër, që ta fitojmë kampionatin dhe Kupën e Kosovës. Është viti i nëntë me radhë që shpallemi kampionë të Kosovës. Gjatë këtyre viteve tetë herë e kemi fituar Kupën e Kosovës. Kjo më së miri tregon seriozitetin, investimet dhe punën që bëhet në klubin Besa. Tani do t’i japim vetes pak pushim dhe pastaj do të fillojmë të përgatitemi për garat ndërkombëtare. Do të punojmë shumë që të kemi paraqitje sa më të mira”, ka thënë Gjuka. Besa e ka përfunduar me trofe të Kupës edicionin në të cilin kishte vetëm fitore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit u trajtuan…