Gjukanoviqi tregon se a komunikon më shpesh me Thaçin apo Vuçiqin

10 korrik 2019 | 14:14

Mundësia e Ballkanit Perëndimor është në integrimet në Bashkim Evropian (BE) E dhe pa të nuk ka zhvillim ekonomik dhe demokratik.

Kështu ka thënë presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq për “TV BN”.

I pyetur nëse ai po dëgjohej më shumë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq apo presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, Gjukanoviqi është përgjigjur: “Me Vuçiqin, shumë më shpesh. Ne dëshmojmë për mbivendosjen globale të politikës dhe sigurisë, dhe ne duhet të jemi të interesuar që Evropa të ruajë konkurrencën e saj”.

Ndërsa, duke folur për vendet e Ballkanit Perëndimor, Gjukanoviqi ka thënë se ka pasur shumë kohë të paarsyeshme dhe se kanë ardhur në situatën që lojtarët të shfaqin interesat e tyre në rajon.

“Ballkani Perëndimor duhet të jetë një qytetërim, një pjesë kulturore dhe ekonomike e Evropës dhe BE-së duhet të jetë një lokomotivë që do ta nxjerrë atë”, ka thënë Gjukanoviqi.

Më tutje, ai ka folur edhe për marrëdhëniet me Serbinë dhe presidentin Aleksandër Vuçiq, duke thënë se ato nuk janë ftohur, por se nuk janë si më parë.

E sa i përket njohjes së Kosovës, Gjukanoviq i ka thënë se vendimi është marrë nga Mali i Zi si shtet sovran dhe i bazuar në vlerësimin mbi interesat rajonale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti turk, Erdogan duket se ka zbuluar në Japoni një…