Gjykata e Apelit kundërshton ankesën e deputetit Zeka

11 shkurt 2019 | 14:09

Gjykata e Apelit të Kosovës nëpërmjet një komunikate për medie ka bërë me dije se i ka refuzuar si të pabaza ankesat e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, dhe dy personave të tjerë (I.K dhe E.K), të akuzuar për kryerje të veprave penale.

“Gjykata e Apelit vlerëson se pretendimet ankimore të palëve nuk janë të bazuara, sepse Gjykata e shkallës së parë, me aktvendimin e atakuar, në mënyrë të drejtë ka dhënë arsye të mjaftueshme, se aktakuza e Prokurorisë ka prova të mjaftueshme për ta mbështetur dyshimin e bazuar mirë, se të dyshuarit i kanë kryer veprat penale në fjalë”, është thënë në njoftimin e Apelit.

Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj deputetit Zeka lidhur me veprat penale: “mashtrim, shmangie nga tatimi dhe pastrim i parave”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ka…