Gjykata jep vendim për të akuzuarin për tentim-vrasjen e Mimoza Kusari-Lilës

18 dhjetor 2017 | 15:31

Gjykata Themelore e Gjakovës ka shpallur aktgjykimin në rastin e tentim-vrasjes së pretenduar ndaj deputetes së Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila dhe të Prenk Radit.

I akuzuari Mikel Qupit është liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës. “Gjykata e liroi të pandehurin meqë vërtetoi se nuk janë vërtetuar akuzat ndaj tij”, ka theksuar kryetari i trupit gjykues, Gëzim Pozhegu.

Mikel Qupi akuzohej se u mor vesh me dy shtetas të Shqipërisë për vrasjen e Mimoza Kusari-Lilës gjatë muajit korrik të vitit 2015.

Për tentim-vrasjen e atëherë kryetares së Gjakovës, Qupi sipas Prokurorisë, u kishte premtoi 300 mijë euro dy shtetasve shqiptarë, njëri nga të cilët ishte Gramoz Nukshiqi. Qupi ka mohuar fajësinë në vazhdimësi gjatë procesit gjyqësor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani ka shënuar 18 gola…