Gjykata Kushtetuese rrëzon Ligjin për zyrtarët publikë

03 gusht 2023 | 14:31

Gjykata Kushtetuese i ka shpallur të pranueshme ankesat e deputetëve të PDK-së dhe të LDK-së kundër Ligjit për Zyrtarët Publikë.

Kolegji i gjyqtarëve të Gjykatës ka vendosur njëzëri që Ligji për Zyrtarët Publikë nuk është në përputhshmëri me dy paragrafin 1 të nenit 3, Barazia para Ligjit, të Kushtetutës së Kosovës.

Megjithatë, gjykata po ashtu ka vendosur që procedura e ndjekur për miratimin e Ligjit nuk ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën.

Ankesat kundër Ligjit për Zyrtarët Publikë i kishin dërguar ndaras dy grupe të deputetëve: një grup nga LDK-ja, i prirë nga shefi i Grupit Parlamentar, Arben Gashi dhe një grup nga PDK-ja i prirë nga deputeti Isak Shabani.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka vendosur lidhur me kërkesat e bashkuara, në rastin KO 216/22, me parashtrues: Isak Shabani dhe dhjetë (10) deputetë të tjerë dhe KO 220/22, me parashtrues: Arben Gashi dhe nëntë (9) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të parashtruara në Gjykatën Kushtetuese bazuar në përcaktimet e paragrafit 5 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së neneve 9 (Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë të zyrtares/it publik), 12 (Qeveria e Republikës së Kosovës), 46 (Emërimi dhe mandati në pozitat e nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues) dhe 99 (Dispozitat kalimtare) të Ligjit Nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë”, thuhet në vendim.

Në arsyetimin e vendimit, Gjykata ka thënë se Ligji për Zyrtarët Publikë është në kundërshtim me disa nene të Kushtetutës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një reagimi ka thënë se…