Gjykata Supreme ka hedhur poshtë ankesën e OJQ “Germin” kundër vendimit të PZAP-së

18 janar 2021 | 17:20

Gjykata Supreme me vendimin e saj ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e OJQ “Germin” për vendimin e PZAP, të marrë ditë më parë, nga kjo e fundit.

Supremja ka vendosur kundër ankesës së kësaj organizate e cila kishte bërë padinë kundër vendimit të PZAP që hodhi poshtë si të palejuar ankesën e tyre për vendimin e KQZ-së për verifikimin e votave nga jashtë.

Në vendimin e PZAP thuhej se ky vendim nuk mund të apelohet, raporton “Epoka e re”

Ky është vendimi i Gjykatës Supreme:

Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të apelit të organizatës joqeveritare “GERMIN”, të paraqitur kundër vendimit nr. 42-2021 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke vendosur sipas ankesës të organizatës Joqeveritare “GERMIN”, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa Anr.1/2021, në seancën e kolegjit të mbajtur me datë 18.01.2021, hodhi poshtë si të palejuar ankesën e “GERMIN”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se…